Site icon Telegrafi

Alarm i rrejshëm bombe në Tetovë

Në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, një person i panjohur ka telefonuar në pompën e benzinës ”Lukoil” në fshatin Leshkë të Tetovës dhe të punësuarit i ka thënë se është vendosur një bombë përreth pompës, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me këtë rast, MPB e Maqedonisë thotë se policia është nisur për në vendin e ngjarjes dhe pas kërkimeve, ka konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rejshëm. SPB e Tetovës ka marrë masat për të gjetur alarmuesin e rrejshëm./Telegrafi/

Exit mobile version