Një alarm i rrejshëm për bombë ka shqetësuar organet e rendit të qytetit të Strugës, kur dikush kishte lajmëruar për një eksploziv të vendosur në një veturë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit, kur policia ka reaguar pas informacioneve të këtij lloji, duke marrë të gjitha masat e sigurisë për një hapësirë më të gjërë, ku ka qenë e parkuar vetura, e cila është kontrolluar.
SPB e Ohrit bën të ditur se ekipet e anti-terrorit dhe policët e Strugës, kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm, pasi që në veturë nuk është gjetur asnjë mjet eksploziv./Telegrafi/