Site icon Telegrafi

Alarm për sulm terrorist në një koncert në Gjermani, evakuohen 80 mijë spektatorë

Policia gjermane ka marrë informacione për një sulm terrorist në Nurenberg të Gjermanisë, ku ishte planifikuar të mbante nje koncert Rock-u.

Autoritetet i kanë kërkuar organizatorëve pezullimin e koncertit i cili ishte planifikuar të zhvillohej mbrëmjen e sotme.

Zyrtarët e lartë të policisë kanë marrë informacione se në koncert ishin planifikuar sulme terroriste. Policia ka nisur hetimet për vërtetësinë e informacionit, ndërsa ka evakuuar 80 mijë spektatorë, transmeton vizionplus.

Alarmi për sulm terrorist vjen 2 javë pas sulmit terrorist që u bë në Manchester gjatë koncertit të Arian Grandes ku mbetën 22 persona të vdekur dhe 59 të plagosur.

Exit mobile version