Telegrafi

Alarm për mbrojtje nga murtaja tek gjitarët e vegjël, veterinarët bëjnë thirrje për kujdes

Sëmundja ngjitëse murtaja tek disa kafshë në Greqi dhe Rumani ka ngritur alarmin edhe në vendin tonë.
Edhe pse deri tani nuk është regjistruar asnjë rast, veterinarët bëjnë thirrje për kujdes. Thonë se rreziku është i madh. Paralajmërojnë se detektimi në kohë është mënyra e vetme për ta parandaluar përhapjen dhe për të shkatëruar tufat.
“Mund të them se inkubacioni është nga 3 deri në 6 ditë, më së voni 10 ditë. Dëmet ekonomike janë shumë të mëdha. Së pari paraqitja e infeksionit në gojë dhe paraqitja e diares. Manifestohet me temperaturë të lartë dhe humbje të apetitit. Në ndërkohë kafsha bie në depression dhe si rezultat i kësaj sëmundje mund të paraqitet problem edhe në rrugët e frymarrjes.”, u shpreh veterineri Krste Mitev.
Infektimi i kafshëve me një sërë sëmundjesh ka detyruar edhe Shqipërinë të marrë masa ndaj disa shteteve, së fundmi edhe nga Greqia për shkak të prezencës së murtajës, brucelozës por dhe tuberkulozit, një pjesë e të cilave mund të transmetohen edhe tek njerëzit.