Mjegulla e dendur mbi kryeqytet gjatë orëve të mbrëmjes, por edhe shumë faktorë tjerë, kanë bërë që ajri të jetë i ndotur dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Derisa cilësia e ajrit brenda suazave të normales vlerësohet të jetë nga 0 deri në 50, një tabelë e realizuar me ngjyra tregon se niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytetin e Kosovës vlerësohet të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin, transmeton Telegrafi.
Në tabelë vendet e shënjuara me ngjyrë të gjelbër, cilësohen si vendet me ajrin e pastër ose shumë pak të rrezikuar nga ndotja, derisa ata me ngjyrë të verdhë nga 51-100 ndotje si pak të rrezikshëm, por i pranueshëm për organizmin e njeriut.
Vendet me ngjyrë të portokalltë me vlera 101-150 të ndotjes, futen në kategorinë e vendeve që shkaktojnë probleme tek personat që kanë probleme me sistemin respirator.
Ndërsa ato me të kuqe, ku edhe renditet Prishtina, kanë vlera nga 150-200 tè ndotjes, dhe cilësohen si një vend me ajër të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. /Telegrafi/