Njoftimi për bombë pranë Drejtorisë së Kufirit në kryeqytet ka alarmuar policinë këtë të premte.
Në vendngjarje është gjetur një çantë e dyshimtë, ndërsa policia po kryen kontrolle.
Kujtojmë se në fillim të nëntorit, një telefonatë anonime për një bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë alarmoi policinë e kryeqytetit.
Megjithatë, pas verifikimeve rezultoi që alarmi ishte i rrem. /Telegrafi/