Telegrafi

Alarm për bombë në vendin ku stërviten Reali dhe Unitedi në SHBA (Foto/Video)

Kampusi universitar i UCLA ku stërvitet Real Madridi gjatë turneut parasezonal në Los Angeles si pjesë e turneut në SHBA është tronditur nga një alarm për bombë.

Të gjithë prezent janë evakuuar në ora 10 të mbrëmjes në këtë kampus, që i bie ora 06:00 sipas kohës tonë lokale.

Universiteti evakuoi tri rezidenca të studentëve brenda kampusit pas një telefonate kërcënuese, ka konfirmuar zëdhënësi Brian Haas.

Autoritetet kanë gjetur një paketim të dyshimtë në ambientet rekreative të këtij universiteti ku stërvit Reali.

https://twitter.com/LAPeoplesMedia/status/885385172941545472

Menjëherë dhjetëra studentë njoftuan studentë të tjerë duke i paralajmëruar për rrezikun dhe duke u larguar nga ambientet rekreative të UCLA.

Reali realizoi pikërisht në këtë qendër një stërvitje ditën e djeshme, ishte stërvitja e parë parasezonale dhe sot në ora 17:00 sipas kohës tonë pritet që të zhvillojë stërvitjen e dytë.

Në të njëjtin universitet po përgatitet edhe Manchester United i Jose Mourinhos. /Telegrafi/