Telegrafi

Alarm për bombë në Tiranë, gjendet një valixhe e dyshimtë tek Piramida (Video)

Një valixhe e dyshimtë ka vënë në alarm Policinë e Tiranës, duke rrethuar zonën pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, afër bustit të “Papa Gjon palit të II”.

“Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç raportojnë mediat shqiptare, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia anti-eksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.