Për shkak të një alarmi për bombë është bërë evakuimi i një gjimnazi në Sarajevë.
Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës.
Siç thuhet tutje, njoftimi është marrë në orën 7:50, pas së cilës policia është dërguar në vendin e ngjarjes dhe është kryer evakuimi i ndërtesës.
Ndërkohë është bërë e ditur se një alarm i tillë ka dalë të jetë i rremë. /Telegrafi/