Site icon Telegrafi

Alarm për bombë në Moskë

Rreth 600 persona janë evakuuar nga stacioni hekurudhor në Moskë pas kërcënimeve anonime për një bombë, bën të ditur agjencia Tass duke u thirrur në burime policore.

Një person i paidentifikuar ka thirrur policinë duke lajmëruar se në stacionin hekurudhor “Kiev” është vendosur një bombë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policët, zjarrfikësit dhe shpëtimtarët ndërsa hapësira në terminalin hekurudhor po hetohet me ndihmën e qenve.

Exit mobile version