Një alarm për bombë, që detyroi pilotin, dje në mbrëmje, për ulje të detyruar të avionit të kompanisë gjermane ”Condor” me 250 pasagjerë në bord, në aeroportin e Kanesë në Kretë, në jug të Greqisë, rezultoi të ishte i rremë, bëhet sot e ditur nga policia.
”Pas kontrolleve të kryera nga ekipet e sigurisë dhe të çminimit nuk u gjet asnjë e dyshimtë”, raportoi për median një zyrtare e policisë lokale.
Avioni ishte nisur nga Hurghada, qendër turistike egjiptiane dhe kishte si destinacion Dyseldorfin, në perëndim të Gjermanisë.
”Boeing 753” i kompanisë ‘’ Condor’’ bëri ulje të detyruar të premten rreth orës 20:30 (17H00 GMT) në Kane në perëndim të Kretës, pas informacioneve që sinjalizonin për praninë e lëndëve plasëse në avion.
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke njoftoi se pas kërkesës që iu transmetua pilotit për ulje të detyruar në Kane, dy F-16 të forcave ajrore greke u ngritën në ajër dhe shoqëruan avionin në hapësirën ajrore të Athinës.
”Menjëherë pas uljes në pistë avioni është evakuuar menjëherë dhe pasagjerët u shoqëruan në një hotel të qytetit të Kanës për të qenë të sigurtë, ku kaluan natën”, sipas policisë. /kp/Telegrafi/