Ardit Gjebrea është dëshmitar i alarmit për bombë në Komunën e Parisit.
Gjersa producenti dhe moderatori i njohur po xhironte emisionin e tij me komandantin e “Shqiponjave”, një telefonatë lajmëroi atë se në një qendër tregtare në Tiranë dyshohej se ishte vënë një bombë.
Kamerat e emisionit të tij “24 orë” arritën të xhirojnë ngjarjen ku thuhet se ishte vendosur tritol për të vrarë një biznesmen.
Veç kësaj ngjarje, kamerat arritën të xhirojnë edhe kapjen e një shpërndarësi të lëndëve narkotike./Telegrafi/.