Telegrafi

Alarm për bombë, evakuohet aeroporti i Bazelit në Zvicër

Të enjten rreth orës 13:30, një kërcënim për bombë është pranuar nga aeroportin Basel-Mulhouse, në Zvicër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kërcënimi në Euroaeroport ka qenë i ngjashëm me ato në aeroportet e tjera franceze që është dashur të evakuohen ditët e fundit.

Autoritetet e aeroportit kanë konfirmuar për Blick se aeroporti duhej të evakuohej për “arsye sigurie”.

Autoritetet kanë njoftuar se pasdite “masa të shumta kontrolli dhe verifikimi” ishin marrë dhe ishin aktive për t’u kthyer në një “situatë normale”.

Udhëtarët u transportuan me autobusë në pikat e grumbullimit jashtë tij.

Ndërkohë siç tregojnë të dhënat nga faqja e internetit e aeroportit, disa fluturime janë anuluar, duke përfshirë nga Mynihu, Frankfurt, Cyrih dhe Amsterdam. /Telegrafi/