Telegrafi

Alarm për bombë afër Ambasadës Amerikane në Tiranë

Një çantë e dyshimtë e lënë afër Ambasadës Amerikane në Tiranë ka bërë që të vihet alarmi për bombë, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, po pritet mbërritja e trupave speciale për demontimin e mjeteve shpërthyese. /Telegrafi/