Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë, pas një ftese nga kryeministri i saj, shkruan sot e alarmuar britanikja “Daily Star”.
Sipas deklaratave zyrtare, Ministri i jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë.
“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi”, tha Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore do të raketave “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike.
Tashmë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vjenës.
BE-ja po shqyrton nga ana tjetër ta afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk e fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë.
“Daily Star” gjithashtu thekson se NATO-ja u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad , një territor mes Polonisë dhe Lituanisë.
Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit. /rtk/