Site icon Telegrafi

Alarm për 10 bomba, autoritetet çeke në super-operacion, evakuohen qytetarët

Stacionet e trenit dhe hapësirat publike në qytetet kryesore të Republikës Çeke janë evakuuar pas një alarmi anonim sipas të cilit u paralajmërua se vendi do të goditej me të paktën dhjetë bomba të ndryshme.

Në tre qytetet Pragë, Pardubice dhe Plzen janë vendosur menjëherë forca të shumta policore të cilat ndodhen në gatishmëri për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Në bazë të komunikatave të deri tanishme, alarmi është dhënë nga një person i paidentifikuar nëpërmjet një telefonate.

Në operacionin për ruajtjen e rendit janë angazhuar edhe forca të shumta të ushtrisë.

Mediat vendase kanë raportuar se në rast se paralajmërimi do të rezultojë fals, humbjet do të arrijnë në mijëra euro, ndërkohë që autori i kësaj vepre mund të dënohet deri në 8 vjet burgim.

Exit mobile version