Telegrafi

Alarm në Munih, evakuohen njerëzit nga një qendër tregtare

Në qendrën tregtare “Pasing Arkaden” në Munih të Gjermanisë, në këto qaste Policia i ka evakuuar të gjithë njerëzit, e po ashtu ka mbyllur edhe stacionet e trenave.

Rrugët janë mbushur me policë, por nuk ka ndonjë informacion të saktë se çfarë është duke ndodhur, shkruan lajmi.net.

Policia gjermane ka kërkuar nga të gjithë banorët atje të shkojnë në shtypit e tyre dhe të mos largohen nga atje.

Qendra tregtare “Pasing Arkaden” është 13 kilometra larg nga qendra tregtare “Olimpia”, ku ka ndodhur sulmi javën e kaluar.