Një video e filmuar nga telefona ilegalë në burgun e “Redditch’s Hewell” në Britani tregon dy të dënuar që përfshihen në një dyluftim brutal.
Ndeshja, e cila dyshohet se ka qenë e organizuar, është filmuar në banjën e burgut dhe tregon disa të dënuar të tjerë që ndjekin dyluftimin qetësisht.
Kjo video ka ngritur edhe njëherë pikëpyetje mbi sigurinë në burgjet britanike, në të cilat kohët e fundit ka pasur filmime të ndryshme me anë të telefonave që janë të papranueshëm në ambientet e burgjeve.
Por prania e telefonave është vetëm një nga problemet në këto burgje, pasi pamjet e fundit tregojnë edhe një tendencë për të organizuar ndeshje ilegale mes të burgosurve. /tch/
https://www.youtube.com/watch?v=OEU3Xc6AVkA