Policia greke ka arrestuar sot në Athinë një shtetas afgan, i cili në çantë mbante shtatë detonatorë elektronikë dhe disa letërnjoftime të rreme.
Ai po ecte në qytet si i pastrehë, transmeton agjencia greke e lajmeve ANA.
Policia ka kryer hetime për të konfirmuar identitetin e tij të vërtetë.
Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari nuk kishte vendqëndrim të përhershëm dhe po qëndronte me shtetas të huaj në disa banesa të ndryshme.