Policia franceze është vënë në alarm pas një pakoje të dyshimtë të gjetur në aeroportin e Marsejës.
Mësohet se janë evakuuar të gjithë qytetarët që ndodheshin në mjediset e aeroportit. Ende nuk dihet nëse pakoja në fjalë përmban lëndë shpërthyese.
Marseja është qyteti ku do të luhet supersfida gjysmëfinale e “Euro 2016”-s, Francë-Gjermani.
Aeroporti gjendet 27 kilometra larg qytetit, dhe është aeroporti i 5-të më i madh në Francë.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet franceze vihen në alarm për atentate të mundshme terroriste, megjithatë fatmirësisht përgjatë këtij Evropiani nuk ka ndodhur asnjë akt i tillë.