Telegrafi

Alan Shearer: Nuk e kuptoj se si Morata nuk arriti të shënonte nga këtu, nuk e kam as idenë më të vogël

Alan Shearer është befasuar nga pjesa e parë që Spanja e zhvilloi me Suedinë, më saktësisht me Alvaro Moratan.

Spanjollët dhe suedezët po luajnë 45 minutat e dytë në Grupin E në kuadër të Kampionatit Evropian.

Legjenda e futbollit, Shearer nuk ka arritur ta kuptojë Moratan se si në minutën e 38-të, nuk arriti të fuste topin në portën e Suedisë.

“Nuk e kuptoj se si Morata nuk arriti të shënonte nga këtu, nuk e kam as idenë më të vogël”, ka thënë Shearer.

Spanja ka posedimin e topit dhe shanse më shumë për gol, mirëpo lojtarët e Stuhisë së Kuqe nuk po tregohen konkret. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >