Alan Shearer është befasuar nga pjesa e parë që Spanja e zhvilloi me Suedinë, më saktësisht me Alvaro Moratan.
Spanjollët dhe suedezët po luajnë 45 minutat e dytë në Grupin E në kuadër të Kampionatit Evropian.
Legjenda e futbollit, Shearer nuk ka arritur ta kuptojë Moratan se si në minutën e 38-të, nuk arriti të fuste topin në portën e Suedisë.
“Nuk e kuptoj se si Morata nuk arriti të shënonte nga këtu, nuk e kam as idenë më të vogël”, ka thënë Shearer.
Spanja ka posedimin e topit dhe shanse më shumë për gol, mirëpo lojtarët e Stuhisë së Kuqe nuk po tregohen konkret. /Telegrafi/