Alan Shearer beson se Real Madridi është kandidat i fortë për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, por ai ka emëruar një ekip i cili mund t’i mposhtë ata në këtë garë.
‘Los Blancos’ dërguan një mesazh të fuqishëm ndaj pjesës tjetër të Evropës duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm 6-3 pas dy ndeshjeve,
Shearer beson se fuqia sulmuese që ka Real Madridi me Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodrygo dhe Kylian Mbappe do të jetë e vështirë për t’u ndalur, por jo e pamundur.
“Po, do t’i vendosja ata si favoritë. Ata e dinë se është kompeticioni i tyre, ata e dinë mirë se çfarë të bëjnë dhe shkëlqejnë në atë dhe duhet ta fitojnë”.
“Duhet të jetë një ëndërr për këta djem me sasinë e rasteve që krijojnë dhe sasinë e aftësive që kanë”.
“Kështu që Real Madridi janë shumë, shumë të fortë dhe ata janë, pa dyshim, favoriti im kryesor për t’u shpallur kampion”.
Shearer mbeti i impresionuar nga Mbappe dhe Madridi pas triumfit ndaj Cityt, megjithëse, ka një ekip që sipas tij ka aftësinë për t’i ndalur hovin atyre.
Paris Saint-Germaini mposhti rivalin francez Brest me rezultat të përgjithshëm 10-0 pas dy ndeshjeve dhe kjo e ka impresionuar legjendën angleze.
“Për dy ndeshje mendoj se ata do t’ia vështirësojnë çdo ekipi jetën. Ata janë tani më shumë një skuadër se sa kanë qenë më herët”.
“Nëse janë mjaftueshëm të mirë këtë sezon për ta fituar nuk jam i sigurt, por do të jenë një test i vërtetë për çdo ekip në këtë kompeticion”, ka thënë Shearer./Telegrafi/