Site icon Telegrafi

Alaj: Ne e ndalëm ndeshjen Prishtina –Drita shkaku i procedurave ligjore, stadiumi do të jetë gati me 30 qershor

Në emision ‘Përballje’ me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është folur për futbollin e Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

Të ftuar kanë qenë Ibër Alaj, drejtori i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, nga FFK-ja, përfaqësuesi ligjor, Arianit Ahmeti dhe nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, Ahmet Kurtolli.

Ibër Alaj ka thënë se për ndeshjen Prishtina – Drita, është marrë vendim shkaku i ligjit.

Sipas tij ndeshja ka mundur të zhvillohet, por duke marrë përsipër dëmet.

Alaj ka një lajm të mirë pasi sipas tij stadiumi do të jetë gati me 31 qershor, kur do të montohen të gjitha pjesët.

“Ne jemi duke punuar që projekti të implementohet në baze të standardeve rregullave dhe rekomandimeve qe kemi marr”.

“Vullneti ka qenë që stadiumi të shfrytëzohet për klubet dhe nga FFK-ja për miqësoret”.

“Kërkesa ka qenë nga komuna që ka ardhur të ne pasi jemi investitor më i madh me 90 për qind të investimit. Ndeshja nuk ka mundur të zhvillohet shkaku i aspektit procedural dhe shkaku i procedurave ligjore. Zyra ligjore e ministrisë e ka marrë këtë vendim”.

“Në aspektin organizativ kemi mundur ta lejojmë, por duke marr përgjegjësi penale shkaku i dëmeve. Por në fund federata është dashur me komision ta pranojë fushën”.

“Stadiumi do të jetë gati në qershor. Pajtohem që i kemi bërë dëm Prishtinës”.

“Ne dimë që është dëmtuar klubi. Ka pasur dëme sportive, por edhe në inkasim nga biletat pasi ka pasur më pak shikues”.

“Me dinamikën e punimeve stadiumi do të jetë gati me 30 qershor. Ndriçimi, vendet për kamerat, kamerat në 15 hyrjeve, ulëset VIP, do të vijnë tani, pasi merr kohë, por do të jenë gati me 30 qershor. Atëherë do të bëhet pranimi teknik”, ka thënë Alaj./Telegrafi/

Exit mobile version