Site icon Telegrafi

Alain Le Roy: Marrëveshja nuk është e përkryer, por hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

“Marrëveshja nuk është e përkryer, por është e rëndësishme. Kemi besim dhe jemi optimistë se të gjithë që ia mendojnë të mirën ardhmërisë së Maqedonisë do të dalin dhe do të sjellin vendim që do ta afrojë edhe deri te BE-ja dhe NATO”, tha ambasadori francez i nderit, Alain Le Roy, në kuadër të panel-diskutimit “Reforma, referendum dhe integrime euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”.

Ambasadori i nderit i Francës, Alain Le Roy, porositi se ka ardhur në Maqedoni sepse është para një momenti të fuqishëm historik dhe se interesi i të gjithë përfaqësuesve të huaj të cilët vijnë ta theksojnë mendimin e tyre është shenjë edhe e kujdesit dhe miqësisë, por asnjëherë shenjë e kanosjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ekziston njëzëshmëri në kuadër të Bashkimit Evropian dhe kjo ishte e shkruar në kuadër të vendimeve nga Këshilli Evropian. Ekziston njëzëshmëri për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës. Nesër do të publikohet video me mesazh nga presidenti francez Emanuel Macron, me mesazh dhe mbështetje të qartë të marrëveshjes dhe mbështetje për referendumin”, tha Le Roy.

Theksoi se presidenti Macron, në video mesazhin shkon madje deri atje që e inkurajon popullatën që të dalë të votojë dhe të votojë “për”.

“Pengesa kryesore gjithë këtyre 25 viteve është çështja për emrin dhe tani nëse ekziston të tejkalohet kjo ngecje, duket se Bashkimi Evropian dhe evropianët do t’ju mbështesin”, tha Le Roy./Telegrafi/

Exit mobile version