Telegrafi

Emir Sahiti i Hajduk Splitit ftohet për herë të parë nga Kosova, ftesën e Alain Giresse e konfirmon klubi kroat

Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kosova për dy ndeshjet miqësore që zhvillohen në muajin mars.

Kosova do të luajë me Burkina Fason në Prishtinë më 24 mars dhe do të përballet me Zvicrën në Cyrih më 29 mars.

Alain Giresse që është emëruar përzgjedhës i Kosovës muaj më parë, ka filluar t’i dërgojë ftesat për ndeshjet e tij të para.

Emri më i ri që pritet të jetë në këtë mes është mesfushori sulmues, Emir Sahiti.

Lojtari i Hajduk më parë kishte njoftuar se do të vijë te Kosova, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë në grupmoshat.

23 vjeçari këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe duke shtuar dy asistime. /Telegrafi/