Telegrafi

Alain Delon: Regjisorët me të cilët mund të punoj, kanë vdekur!

FRANCE - NOVEMBER: Alain Delon And Wife Nathalie, November 1965.

Në moshën 82-vjeçare dhe pas një “karriere të jashtëzakonshme”, Alain Delon vendosi të ndalet dhe “mos të bëj më filma”. Kjo u bë e ditur nga vetë aktori, në një intervistë nga Le Monde.

Delon shpjegoi se ai kishte vetëm një keqardhje: “Asnjëherë nuk ka filmuar një film të drejtuar nga një grua”.

“Nuk dua ta luftoj shumë në këtë betejë”, thotë Delon në gazetën franceze.

Ai ishte protagonist i 80 filmave me disa nga regjisorët më të mëdhenj: nga Visconti tek Antonioni, nga Melville në Losey.

“Kam pasur një karrierë kaq të madhe saqë nuk kam dashur të bëj filmin shtesë. Regjisorët me të cilët mund të xhiroja, janë të vdekur. Sot, betohem, nuk e shoh kush mund të më bëjë film”, shton ai. /TCH/