Mbrojtësi i kombëtares austriake të futbollit, David Alaba, e ka cilësuar si një “supertest” përballjen kundër kombëtares shqiptare të futbollit.
Në konferencën për shtyp, lojtari i Bayern Munich ka kundërshtuar ata që nënvlerësojnë Shqipërinë apo Turqinë, rivalin e 29 marsit për përfaqësuesen austriake.
“Mendoj se janë të dyja superteste, dy ndeshje shumë të mira për të përgatitur Evropianin”, deklaroi mbrojtësi austriak.
Ndërkohë, edhe trajneri Marcel Koler mbrojti vendimin e tij për të zgjedhur Shqipërinë.
“Si Shqipëria, ashtu edhe Turqia, janë në Evropian, ndaj janë ekipe të një niveli të lartë”, tha ai.