Telegrafi

Alaba tashmë gjendet në Madrid, ka vizituar edhe qendrën stërvitore të klubit mbretëror

Austriaku David Alaba pritet të jetë lojtar i Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe lojtari tashmë thuhet se gjendet në kryeqytetin e Spanjës.

Real Madridi tashmë është duke punuar për skuadrën e tyre për sezonin 2021/22, pasi i dha fund një sezoni pa trofe për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Me rinovimin e Luka Modric të konfirmuar të martën, konfirmimi i David Alaba si një lojtar i Real Madrid u bë një hap më afër sot (e mërkurë).

Gazeta Marca njoftoi në janar se nënshkrimi i tij ishte vulosur dhe duhej vetëm të bëhej publik, dhe se konfirmimi po afrohet.

Lexo po ashtu Alaba nënshkruan pjesën e parë të kontratës me Real Madridin

Mediumi GOL TV raporton sot se Alaba ka qenë në Madrid që dita e djeshme (e martë) dhe ai e kaloi ditën e tij duke vizituar qendrën stërvitore Valdebebas dhe duke kërkuar një shtëpi në kryeqytetin spanjoll.

Alaba konfirmoi se po largohej nga Bayern Munich në mes të sezonit, por nuk tregoi se ku do të shkonte. /Telegrafi/