Site icon Telegrafi

Alaba me statistika të pabesueshme – austriaku di vetëm të fitojë

Foto: AS

David Alabas iu desh shumë pak kohë për të treguar ndikimin e tij të menjëhershëm edhe në Madrid.

Austriaku nuk kishte nevojë për kohë për t’u përshtatur, përveçse të mësohej me oraret në Spanjë. Që në ndeshjen e parë u kuptua se fanella e Realit nuk do t’i peshonte aq shumë sa të ndikonte në performancat e tij në fushën e blertë.

Nuk ka shumë qendërmbrojtës që mund ta bëjnë këtë. E dëshmojnë precedentët. Pepes iu desh shumë kojë për të treguar cilësitë e tij si qendërmbrojtës në “Bernabeu”. Italiani Cannavaro, kur iu bashkua Realit, kurrë nuk u ngjit në nivelin e atij lojtari që ishte tek Juventusi apo në përfaqësuesen italiane.

Lexo po ashtu Euforia në Real Madrid: Le të shkojmë pas të gjithë trofeve që ofrohen

Presioni i fanellës së bardhë “përpiu” një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serisë A, Walter Samuelin, dhe nuk i dha asnjë shans as Jonathan Woodgate.

Po Alaba është përjashtim. Ai është futbollisti i vetëm i mbërritur në verë, I padiskutueshëm në formacionin titullar të Ancelottit. Alabas i janë dashur vetëm 27 ndeshje për të fituar titullin e parë me Realin e Madridin, Superkupën e Spanjës. Për këtë lojtar të kesh sukses në vazhdimësi është brenda logjikës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga David Alaba

Sepse që kur bëri kapërcimin e madhe në ekipin e parë të Bayernit, ai nuk ka fituar trofe vetëm në një sezon: gjatë 2010-2011. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë fushatë në të cilën David Alaba të mos ketë ngritur të paktën një trofe.

Alaba, në moshën 29-vjeçare, ka 28 trofe në karrierën e tij, një statistikë e jashtëzakonshme e destinuar për t’u rritur me transferimin e tij te Reali. Nëse fiton LaLigan, për të do të ishte titulli i 10 radhazi kampion, pasi ka fituar 9 me fanellën e bavarezëve. /Telegrafi/

Exit mobile version