Site icon Telegrafi

Alaba rikthehet në skuadrën e Real Madridit, Ancelotti e fton për ndeshjen e Superkupës së Spanjës

Carlo Ancelotti ka publikuar listën e skuadrës së Real Madridit për Superkupën e Spanjës. Risia kryesore është prania e mbrojtësit David Alaba, i cili rikthehet në skuadër pas më shumë se një vit pas dëmtimit të tij në ligamentin e kryqëzuar.

Alaba u lëndua më 17 dhjetor 2023. Që atëherë, austriaku ka kaluar nëpër një proces të gjatë rikuperimi që ka përfshirë më shumë se një stazh nën thikë përpara se të jetë i aftë për të luajtur sërish.

Qendërmbrojtësi i majtë udhëton drejt Arabisë Saudite, por duket se nuk ka gjasa që të ketë minuta në një kontekst kaq kërkues.

Siç njoftoi Ancelotti, data që shënohet me të kuqe për ish-lojtarin e Bayernit është 19 janari, ditën kur Real Madrid pret Las Palmas në Santiago Bernabeu në një ndeshje të La Ligës.

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Alaba mund të ketë minuta në atë ndeshje kundër skuadrës nga Gran Canaria.

Lojtarët e ftuar nga Ancelotti

Portierë : Courtois, Lunin, Fran Gonzalez;

Mbrojtës: Alaba, Lucas Vazquez, Fran Garcia, Rüdiger, Mendy, Asencio, Lorenzo, Diego Aguado;

Mesfushorët: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modric, Tchouameni, Arda Guler, Ceballos;

Sulmues: Vinicius Jr, Mbappe, Rodrygo, Endrick, Brahim, Yanez;

/Telegrafi/

 

Exit mobile version