Juventus dhe PSG besohet se po garojnë për të nënshkruar me David Alaba si lojtar i lirë kur i skadon kontrata me Bayern Munchen.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, pas më shumë se një dekade në fanellën e Bayernit.
Ai nuk duket dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re, kështu që klubet po luftojnë se kush do t’i sigurojë shërbimet e tij.
Sipas Tuttosport, Juve po kërkon a pozicionojë veten si favoritë për ta marr Alaban në Torino.
Sidoqoftë, ata po përballen me konkurrencë nga Paris Saint-Germain, që e sheh mbrojtësin si një trashëgimtar ideal të Thiago Silva pas kalimit të brazilianit në Chelsea. /Telegrafi/