Site icon Telegrafi

Alaba nuk e përjashton kalimin në Ligën Premier: E kam mbështetur Arsenalin kur isha i vogël

Foto: Goal.com/Getty Images/ Guliver

David Alaba e ka lënë derën e hapur se mund të largohet nga Bayern Munichu me të përfunduar ky sezon.

Mbrojtësi austriak ka deklaruar se ai e sheh vetën duke luajtur në një ligë tjetër, por do të shikojë se çfarë do i sjellë e ardhmja.

“Do të shohim çfarë do na sjell e ardhmja”, ka thënë ai për The Times. “E njoh shumë mirë Ligën Premier pasi e ka shikuar që kur isha i vogël. E kam mbështetur Arsenalin. Patrick Vieira ishte njëri ndër lojtarët e mi më të pëlqyer”.

“Në këtë moment, nuk mendoj shumë për atë gjë (për largimin), por mund ta imagjinojë se mund të luajë diku tjetër”.

Lexo po ashtu Chelsea lodhet nga kërkesat e Leicesterit për Chilwell, ofertë për David Alaban

“Tani për tani jam i fokusuar te Bayern Munichu. Duam t’i arrijmë qëllimet tona dhe ta ndihmoj skuadrën”, ka shtuar më tej Alaba.

Austriaku po kërkohet me ngulm nga skuadra si, Real Madridi, Manchester United dhe Chelsea, por Bavarezët çdoherë kanë refuzuar shitjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version