Telegrafi

Alaba kërkon largimin nga Bayernit, e ardhmja e tij mes La Ligas dhe Ligës Premier

Thiago Alcantara dhe David Alaba. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Davide Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi i majtë austriak ka kërkuar largimin nga kampionët aktual të Gjermanisë, pasi dëshiron të luaj në një tjetër kampionat.

Synimi i reprezentuesit të Austrisë është që të luaj në La Liga ose Ligën Premier të Anglisë.

Bayerni ka gjetur tanimë zëvendësimin e Alabas, pasi në verë pritet transferimi i francezit Lucas Hernandez.

26-vjeçari është që nga viti 2008 pjesë e Bayernit, ku vetëm gjashtë muaj ishte i huazuar te Hoffenheim në vitin 2011.

David Alaba. (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Alaba ka deklaruar se në La Liga do të luante vetëm për Barcelonën ose Real Madridin, ndërsa në Ligën Premier nuk ka përmendur emra të skuadrave.

Gjithsesi mediat gjermane kanë raportuar se Chelsea, Arsenal dhe Manchester City mund të jenë ekipet që e duan mbrojtësin e majtë.

Kontrata aktuale e Alabas me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, ndërsa kampionët e Gjermanisë kërkojnë rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/