Bayern Munich është skuadra favorite për të nënshkruar me mbrojtësin francez Lucas Hernandez.
Bavarezët kanë tentuar transferimin e mbrojtësit të majtë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por ky opsion është hedhur poshtë nga Atletico që i ka bërë të qartë bavarezëve se do ta lënë të lirë lojtarin vetëm në verë.
E për ardhjen e mundshme të Lucas Hernandez në klub, ka folur edhe mbrojtësi i majtë i Bayernit, David Alaba.
Alaba ka mirëpritur transferimin e francezit Hernandez në Munich.
“Sigurisht që jemi duke folur për një lojtarë të mirë, pasi në të kundërtën Bayerni nuk do ta kërkonte. Ardhja e tij do të na ndihmonte edhe më shumë”, ka thënë Alaba për Bild.
Në rast transferimit të Hernandezit në Munich, atëherë Alaba do të luante si mesfushorë, pozitë që e luan mjaftë mirë.
“E di se jam duke luajtur mirë në anën e majtë të mbrojtjes, por luaj mirë edhe në mesfushë. Për momentin nuk po mendoj për ndryshimin në mesfushë”, tha Alaba. /Telegrafi/