Drejtuesit e Al Trade kishin kënaqësinë të mirëpresin kryetarin e ri të Odës Ekonomike, z. Lulzim Rafuna, në vizitën e tij të parë në biznese që prej marrjes së detyrës së re.
Pronari i Al Trade, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë, e informuan në hollësi kryetarin Rafuna për projektet e përfunduara, ato në realizim e sipër si dhe ato të planifikuara për të ardhmen.
Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua projektit më të ri madhor Al Trade Market në Fushë Kosovë, që në këtë sektor është pika e 7-të me radhë.
Al Trade dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë një traditë të shkëlqyeshme bashkëpunimi tash e një kohë të gjatë!