Me moton ”Së bashku jemi të lumtur”, kompania Al Trade Center dhuroi fondacionin “Linda”, që çdo vit i dedikohet Klinikës Gjinekologjike, veçanërisht për fëmijët dhe nënat, me qëllim që të investohet në përmirësimin e gjendjes dhe kushteve brenda kësaj klinike.
Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësues të kompanisë u mirëpritën nga stafi i klinikës, dhe nga drejtori i Klinikës dr. Jakup Ismajli, i cili në emër të stafit, pacientëve e nënave falenderoi këtë kompani dhe potencoi se ky fondacion është i qëlluar pasiqë ndihma është e nevojshme në këtë repart.
Al Trade Center me dëshirë të madhe krijoji këtë fondacion pikërisht në vendin ku lind ardhmëria e këtij vendi, aty ku fillon një jetë.
Viti i Ri do të fillojë me festën lidhur me lindjen e fëmijës së parë, gëzime për familjen dhe për një vit të mbarë!