Telegrafi

Al-Shabab vret 12 persona

Të paktën 12 persona janë vrarë në një sulm në Kenya, i cili besohet të jetë kryer nga militantë islamikë nga Somalia.

Policia në qytetin kufitar kenian Mandera ka thënë se sulmuesit besohet të jenë nga grupi al-Shabab, i cili ka përdorur eksplozivë gjatë sulmit, shkruan BBC.

Objektivi kryesor i sulmuesve ishte një bujtinë  në pjesën veri-lindore të vendit, transmeton KosovaPress.

Ky është sulmi i fundit, në një valë sulmesh vdekjeprurëse që shënjestër kanë të krishterët në këtë rajon.