Site icon Telegrafi

Al-Shabab – militantët islamikë sulmojnë një hotel në kryeqytetin e Somalisë

Grupi militant al-Shabab thotë se ka marrë kontrollin e një hoteli pranë qendrës së kryeqyteti somalez, Mogadishu.

Policia tha se sulmuesit shpërthyen dy eksplozivë jashtë hotelit, përpara se të hynin në ndërtesë dhe të hapnin zjarr, transmeton Telegrafi.

Në një deklaratë, grupi islamik pretendoi se kishte nën kontroll kompleksin dhe tha se ata “po qëllojnë të gjithë”.

Hayat thuhet se është vend i njohur ku takohen punonjësit e qeverisë federale.

Siç raportohet nga mediet e huaja, nëntë persona u plagosën dhe u larguan nga hoteli.

Imazhe të paverifikuara që qarkulluan në mediet sociale dukeshin se tregonin tym që dilte nga hoteli, derisa dëgjoheshin të bërtitura dhe zhurma të forta.

“Dy makina bombe kishin në shënjestër Hotel Hayat”, tha një oficer policie për agjencinë e lajmeve Reuters në një deklaratë. “Njëra goditi një pengesë afër hotelit, dhe më pas tjetra goditi portën e hotelit. Besojmë se luftëtarët janë brenda hotelit”. /Telegrafi/

Exit mobile version