Site icon Telegrafi

Al-Shabaab vret 43 paqeruajtës të Bashkimit Afrikan në Somali

 

Grupi militant islamik al-Shabaab tha sot se ka vrarë 43 paqeruajtës të Bashkimit Afrikan gjatë një sulmi mbi bazën e tyre ushtarake në Somalinë Qendrore.

”Sulmi në agim mbi kompleksin e Bashkimit Afrikan në qytetin Halgan, i cili drejtohet nga paqeruajtësit etiopianë, ka filluar me bomba vetëvrasëse”, tha një zyrtar i ushtrisë somaleze.

”Më pas, dhjetra militantë të armatosur rëndë kanë hapur zjarr me mitraloza dhe granatahedhëse”, tha zyrtari me kusht se do të mbetej anonim.

Al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al-Qaedan, ka marr pergjegjësinë pak kohë pas sulmit nëpërmjet radios prokryengritësve ”Anadlus” duke shpallur se luftetarët e grupit islamist kanë vrarë 43 ushtarë etiopianë.

Exit mobile version