Telegrafi

Al Sadd i zemëruar me Barcelonën për trajtimin e Xavit si punë të kryer

Ardhja e Xavit në Camp Nou mund të zgjasë më shumë nga sa pritej, pavarësisht se Joan Laporta filloi të punojë për të sapo u mor vendimi për shkarkimin e Ronald Koeman.

Të dyja palët duan që të arrihet një marrëveshje, por klubi aktual i Xavit, Al Sadd, heziton të lejojë largimin e trajnerit katalunas.

Sipas gazetës Marca, klubi i Katarit është i zemëruar me mënyrën sesi Barcelona e ka trajtuar marrëveshjen si të përfunduar, ndërsa askush nuk i ka kontraktuar drejtpërdrejt. Të paktën tani për tani.

Laporta dhe bordi i tij e dinë se do të duhet të negociojnë me ta për të sjellë Xavit në Barcelonë.

Lexo po ashtu Laporta: Flas shpesh me Xavin dhe e di se çfarë mendon, u vonuam me shkarkimin e Koemanit

Al Sadd, i cili kishte qëndruar i heshtur për këtë temë më në fund ka shkruar në Twitter për të demantuar marrëveshjen e trajnerit të tyre me klubin nga Camp Nou.

“Në përgjigje të asaj që po qarkullon kohët e fundit, drejtuesit e Al Sadd rikonfirmojnë se Xavi ka një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është plotësisht i fokusuar në ndeshjen e ardhshme të skuadrës, për të mbajtur vendin e parë në ligë dhe për të mbrojtur titullin”, ka shkruar klubi i Katarit në Twitter.

Vetë Xavi gjithashtu ka shmangur diskutimin e spekulimeve publikisht, me ekipin e tij të pamposhtur deri më sot këtë sezon.

“Jam shumë i përqendruar në punën time me Al Sadd dhe nuk dua të flas për asgjë tjetër”, u përgjigj ai kur u pyet për Barcelonën.

Lexo po ashtu “I fiksuar pas posedimit”, dy formacionet se si do të luajë dhe do të rreshtohet Barcelona e Xavit

Barcelona është e sigurt në heshtje dhe nuk ka asnjë nxitim.

Ata nuk kanë arritur ende te Al Sadd pasi Xavi do ta bëjë këtë vetë, me Barcelonën që ka hyrë në bisedime vonë, dhe tani për tani ata preferojnë të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë. /Telegrafi/