Telegrafi

Al Sadd me komunikatë zyrtare: Është normale që Xavi të rikthehet te Barcelona

Al Sadd ka lëshuar një komunikatë në lidhje me të ardhmen e trajnerit të tyre, Xavi Hernandez.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se spanjolli do të rikthehet te Barcelona, por tani si strateg i tyre.

Ernesto Valverde pritet të shkarkohet këto ditë dhe Xavi do ta marrë drejtimin e skuadrës.

Ernesto Valverde

Al Sadd ka reaguar në lidhje më këto raportime, duke thënë se është normale që spanjolli të rikthehet në Camp Nou.

“Xavi të shkon te Barcelona është normale, pasi është klubi i tij”, ka thënë drejtori gjeneral i Al Sadd, Turi Al-Ali.

Lexo po ashtu Barcelona bisedon me Xavin rreth marrjes së detyrës së trajnerit

“Barcelona është shtëpia e tij dhe ai duhet të rikthehet në të ardhmen atje. Por, sot, ai është trajner i Al Sadd. Çdo njoftim do të bëhet zyrtare nga klubi ynë”, ka shtuar më tej ai.

Barcelona ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me këto spekulime dhe siç duket Xavi po rikthehet në Camp Nou. /Telegrafi/