Telegrafi

Al-Qaeda përgënjeshtron Qeverinë pakistaneze

Një zëdhënës i policisë më parë kumtoi se shërbimi sekret ka kapur informacione të degës së Al Qaedas në Pakistan, ku thuhet se ata qëndrojnë pas vrasjes së Bhuttos.

Ndërkohë dëshmitarët përgënjeshtrojnë edhe pohimet e autoriteteve të Ministrisë së Brendshme, sipas së cilave Bhutto nuk është vrarë me plumba, por nga fraktura në kokë.

Këto pohime i ka hedhur poshtë edhe Partia Popullore e ish-lideres opozitare. Autoritetet amerikane ndërkaq, kanë kërkuar hetim të plotë rreth vrasjes së lideres opozitare.