Telegrafi

Al Qaeda merr përsipër përgjegjësinë për vrasjen e Bhuttos

Udhëheqësi i Al Qaedas në Afganistan, Mustafa Abu Al-Yazid, në një bisedë telefonike ka deklaruar se, ai “ka urdhëruar vrasjen e Benazir Bhuttos".

"Ne i kemi dhënë fund pasurisë më të madhe amerikane, e cila ishte betuar që do t’i mposhte muxhahedinët", ka thënë ai dhe ka shtuar se, vendimin për vrasjen e Bhuttos e kishte marr qysh në muajin tetor njeriu i dytë i Al-Qaedas, Ayman al Zawahiri.