Telegrafi

Al Pacinon do ta shohim në rolin e mbretit, Lear

Al Pacinon sërish do ta shohim me një projekt të ri filmik në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Aktori do të vjen me një rol të adoptuar të veprave të shkrimtarit të madh anglez, William Shekspir, “Merchant of Venice”.

Ai këtë herë do të ketë rolin e Mbretit Lear, në veprën me të njëjtin emër. Artisti 78-vjeçar njihet për rolet e veçanta si në filmin “Godfather” dhe “Scarface”.

Theksojmë se regjinë e filmit do ta bëjë Michael Radford, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe filmat e tillë si, “Another Time, Another Place”, “Nineteen Eighty-Four” dhe “White Mischief”.

Regjisori u shpreh se prej shumë kohësh mendonte të realizonte filmin me të njëjtin titull si vepra gjersa shtoi se “Al Pacino, një aktor i jashtëzakonshëm, padyshim që do të japë shpirtin në çdo skenë të filmit”.

Lexo po ashtu Al Pacino fotografohet në Hollywood me të dashurën 39 vite më të re

Ndryshe, mësohet se xhirimet do të nisin në vjeshtën e vitit 2019 dhe do të zhvillohen në Britaninë e Madhe.

Aktorin do ta shohim edhe në disa filma të tjerë që është duke marrë pjesë me role të ndryshme. /Telegrafi/