Telegrafi

Al Pacino për herë të dytë në karrierë në një serial

Al Pacino (Photo by Eamonn M. McCormack/Getty Images)

Video platforma “Amazon Prime”, ka bërë të ditur se aktori Al Pacino do të luajë në serinë e re “The Hunt”, i cili bën fjalë për një grup të gjuetarëve nazist në New York në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar.

Aktori i njohur amerikan do t’i bashkohet një kaste të aktorëve që do të shfaqen në televizion dhe kjo është hera e dytë gjatë karrierës së aktorit pas vitit 2003.

Pacino do të mëshiroj rolin e Meyer Oferman, një njeri misterioz dhe të fuqishëm që udhëheq grupin famëkeq (The Hunters).

Al Pacino (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for Turner)

Ky grup gjen se disa qindra zyrtarë nazistë të rangut të lartë kanë planifikuar formimin e Reichit të katërt në Shtetet e Bashkuara. Pacino dhe grupi përpiqen që t’i parandalojnë synimet gjenocidale të nazistëve.

Seriali do të bazohet në ngjarje reale jetësore gjersa do të drejtohet nga regjisori, Jordan Paul.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Al Pacinos

Platforma filmike e Amazonit tha se do të regjistrojë edhe një serial të bazuar në librin bestseller të Naomi Aldermanit, (Power).

Ndryshe, Pacino i lindur në vitin 1940, si Alfredo James Pacino, fitoi famë në mbarë botën në rolet e filmave “The Godfather”, “Serpico”, “Scarface” gjersa me filmin “Aroma e një gruaje” fitoi Oscarin. /Telegrafi/