Grupi i njohur xhihadist Jabhat al-Nusra, i njohur edhe si Nusra Front, ka shpallur ndarjen e tij nga al- Kaida
Prijësi Abu Mohammed al-Julani, në mesazhin e tij të parë të regjistruar, tha që emri i tij i ri do të jetë Jabhat Fateh al-Sham (Fronti për pushtimin e Sirisë).
Është bërë e ditur se grupi shpreson të bashkohet me grupe të tjera islamike që po luftojnë në Siri.
I dyti në komandën e grupit të Al- Kaidës i ka dhënë grupit të tij mbështetje për tu larguar, transmeton KosovaPress.
Në xhirimet e bëra nga Al-Jazeera, kanali i lajmeve në Arabi, Al-Julani ka falënderuar “komandantët e Al-Kaidës që e kanë kuptuar se përse është e nevojshme të ndahen”.
Analistët thonë që Nusra Front ka vendosur të largohet pasi që SHBA-të dhe Rusia kanë sulmuar ushtarakisht këtë grup.
SHBA-të e kanë vënë në listën e organizatave terroriste dhe ajo u përjashtua pas ndërprerjes së marrëveshjes së shkurtit rreth pengjeve .
Al-Nusra së pari u shfaq në një video që e publikoi online në vitin 2012, disa muaj pasi filloi konflikti i Sirisë.