Telegrafi

Al-Mubarak: Tevez më i miri i botës? Çështje kohe

Tevez ka shënuar 29 gola këtë sezon në të gjitha garat për Manchester Cityn, duke e çuar ekipin pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

“Carlos Tevez ka shënuar 29 gola dhe ka qenë zemra e shpirti i këtij ekipi. Ai ishte absolutisht fenomenal. Nuk dyshoj se ai do të bëhet futbollisti më i mirë në botë, është vetëm çështje kohe”, tha al-Mubarak për faqen zyrtare të Cityt. /Telegrafi/