Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi komentoi sigurimin matematikisht të titullit kampion të Ligue 1 një javë para mbylljes.
Duke folur për mediet pas barazimit 1-1 ndaj Strasbourg që i dha edhe titullin, Al-Khelaifi u shpreh se ishte krenar që fituan titullin e 11-të.
“Natyrisht që është një moment historik për Paris Saint-Germain. Ky titull, i 11-ti francez shpërblen të gjithë punën e bërë për 12 vite tani”.
“Arritëm kulmin e historisë së Ligue 1 dhe tejkalimi i një legjende si ajo e Saint-Etienne, diçka për të cilën jemi krenarë”.
“Më vjen mirë t’i shpërblej të gjithë ata, trajnerët, lojtarët, stafin dhe tifozët, të cilët, veçanërisht që nga titulli i parë në 1986, kanë kontribuar për ta bërë këtë klub një pikë referimi”, ka thënë i pari i PSG-së. /Telegrafi/