Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur edhe një herë me admirim për Cristiano Ronaldon.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka folur për karakterin e jashtëzakonshëm të sulmuesit të Juventusit .
“Vit pas viti, ai tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri”.
“Ai mbetet i motivuar dhe ka dëshirë për tu përmirësuar çdo ditë dhe gjithmonë shtyn kufijtë e tij”.
“Unë e admiroj këtë vullnet; ai është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë sportistët e së ardhmes”, ka thënë Al-Khelaifi për France Football.
Kryeqyteti francez është kthyer si një destinacion për shumë emra të mëdhenj në vitet e fundit dhe Ronaldon mund ta ketë fatin e njëjtë,.
Nënshkrimi më i rëndësishëm i epokës moderne ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi 156 gola në 180 ndeshje për klubin pasi u bashkua me AC Milan në 2012.
Por presidenti i klubit përveç suedezit, edhe David Beckhamin e sheh si futbollist me shumë tipare të mira. /Telegrafi/